Tymi që ngulfati një katërvjeçare

Kërkohet Paraburgim për Nënën e Katërvjeçares që Vdiq nga Zjarri

Nën dyshimin se ka kryer veprën penale shkelja e detyrimeve familjare Prokuroria e Prishtinës ka këkruar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për nënën e katërvjeçares e cila vdiq sot në Prishtinë nga zjarri.

Lajmi për kërkesën është konfirmuar për KALLXO.com nga kryeprokurori Imer Beka.

Prokurori kujdestar ka bërë kërkesë për caktim të paraburgimit dhe e njëjta është dorëzuar në gjykatë”, tha Beka.

Një vajzë katërvjeçare ka vdekur mëngjesin e së shtunës pasi banesa ku jetonin në Prishtinë u përfshi nga zjarri.

Pak minuta pas ngjarjes policia arrestoi nënën e katërvjeçares, ndërsa tregoi se kur shpërtheu zjarri vajza e vogël ishte vetëm në banesë.

http://kallxo.com/arrestohet-nena-e-vajzes-qe-vdiq-nga-zjarri-ne-prishtine/

Beka tregoi se prokurori kujdestar ka urdhëruar autopsinë e vajzës së vdekur.

http://kallxo.com/zjarr-te-soliteret-ne-prishtine-vdes-katervjecarja/

http://kallxo.com/policia-jep-detaje-per-vdekjen-e-4-vjecares-nga-zjarri/