Milaim Zeka - Foto: KALLXO.com

Kërkohet Paraburgim për Milaim Zekën

Në gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca e caktimit të masës së sigurisë ndaj deputetit Milaim Zeka.

Prokurori Afrim Shefkiu në këtë seancë kërkoi masën e paraburgimit për deputetin që u ndalua dje.

Milaim Zeka u ndalua dje nga policia nën dyshimet për shmangie nga tatimi dhe mashtrim. Atij më pas iu caktua ndalimi policor prej 48 orësh.

Sot këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut njoftoi se ka vizituar Zekën dhe deputeti, sipas KMDLNJ-së nuk është ankuar për sjelljet ndaj tij nga policia dhe stafi i Qendrës së Ndalimit në Prishtinë.

http://kallxo.com/milaim-zeka-nuk-ka-ankesa-per-policine/

Po sot Gazmend Halilaj, avokati i Milaim Zekës tha për KALLXO.com se i mbrojturi i tij është deklaruar i pafajshëm në polici për dyshimet me të cilat ngarkohet.

http://kallxo.com/avokati-milaim-zeka-e-raportoi-vete-rastin-tek-organet-e-ndjekjes/