Sjelja në gjykatë e të arrestuarve të djeshëm | Foto: KALLXO.com

Kërkohet Paraburgim ndaj të Dyshuarve për Vrasje të Zyrtarëve të UNMIK-ut

Prokurori i EULEX-it Danilo Cecarelli kërkoi caktim të masës së paraburgimit ndaj Alban Dizdarit, Bajram Kiçmarit dhe Faik Shaqirit, tre të dyshuarve për vrasjen e dy zyrtarëve të UNMIK-ut në vitin 2014.

Faik Shaqiri ishte ekstraduar nga Gjermania.

Lajmin në lidhje me kërkesën e prokurorit e konfirmoi për KALLXO.com avokati Agon Rrecaj.

Alban Dizdari e Bajram Kiçmari u arrestuan dje në afërsi të Podujevës në një aksion të përbashkët të Policisë së EULEX-it dhe asaj të Kosovës.

http://kallxo.com/dy-te-arrestuar-per-vrasjen-dy-zyrtareve-te-unmik-ut-me-2004/

Zyrtarë të EULEX-it thanë për KALLXO.com  se arrestimet nuk lidheshin me Gjykatën Speciale.

http://kallxo.com/eulex-flet-per-aksionin-e-sotem-te-policise/

KALLXO.com raportoi sot se të dyshuarit u sollën në Pallat të Drejtësisë nën masa të rrepta sigurie.

http://kallxo.com/blindohet-gjykata-per-te-dyshuarit-e-vrasjes-se-zyrtareve-te-unmik-ut/