Fshati Rogaçicë. Foto: Facebook

Kërcënohet Imami i Xhamisë në Rogaçicë

Ishte imami ai që raportoi rastin në polici, ndërsa Policia bën të ditur se deri më tani nuk ka arrestuar ndonjë person për këtë kërcënim ndërsa rasti është në procedurë të rregullt.

Zëdhënësi i Policisë se rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani tha për KALLXO.com se personi i dyshuar ka kërkuar me ngulm që të kontaktojë me imamin në rrjetin social Facebook, e pasi e ka pranuar ai kishte filluar ta fyente e kërcënonte imamin.

“Rasti ka ndodh me 23 .01.2017. Imami i xhamisë së Rogaçicës ka raportuar se një person i dyshuar nga Kamenica ka kërku përmes Facebookut nga ai që të komunikojë me të. Pas pranimit i dyshuari e ka kërcënuar, e ka fyer e është shprehur duke përdorur fjale banale. Rasti është duke u hetuar nga policia e në anën tjetër është proceduar ne prokurori”, tha Hashani.

Edhe përkundër përpjekjeve, KALLXO.com nuk ka arritur që të kontaktojë me imamin e kërcënuar.