Ilustrim. Foto: Kallxo.com

Këmbësorja Lëndohet në Aksident në Prishtinë

Në orën 9:00 të mëngjesit në Rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, një këmbësore është lënduar pasi është goditur nga një makinë.

Lajmin për aksidentin e bëri të ditur për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinë Florie Ahmeti-Haziraj.

“Sot rreth orës 9 në Rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një automjet”, tha Ahmeti-Haziraj.

Ajo tregoi se këmbësorja e lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa ngasësi i automjetit është shoqëruar në polici.

KALLXO.com ka shkruar edhe për aksidente tjera.