Foto-ilustrim

Këmbësori Vdes Pasi Goditet nga Vetura

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar rëndë, pasi janë goditur nga një veturë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Slivovë të Ferizajt.

47 vjeçi me inicialet E. A, ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra nga goditja me veturë.

Sipas njoftimit të policisë së Ferizajt, 22 vjeçi me inicialet G. K duke mos e përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës humbi kontrollin ndaj timonit dhe goditi dy persona duke shkaktuar vdekjen e njërit dhe lëndimin e rëndë të tjetrit.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetimet lidhur me rastin, ndërsa i dyshuari ndalohet për 48 orë,” thuhet në njoftimin e policisë.

KALLXO.com shkroi edhe për aksidente tjera në të cilat shoferët nga pakujdesia goditën këmbësorët.

http://kallxo.com/vdes-femija-pasi-goditet-nga-makina/

http://kallxo.com/88-vjecari-vdes-pasi-goditet-nga-makina/