Foto: Ilustrim

Këmbësori Vdes Pas Shtypjes nga Vetura

Në Xërxë të Rahovecit, një këmbësor 60-vjeç është goditur për vdekje nga një makinë, e cila është larguar me shpejtësi nga vendi i krimit. Policia është vënë në ndjekje të shoferit të dyshuar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Xërxë të Rahovecit rreth orës 18:30.

NDËRLIDHUR

Një këmbësor i moshës 60-vjeçare është goditur nga një makinë, e cila është larguar me shpejtësi nga vendi i krimit.

Komandanti i stacionit policor të Rahovecit, Osman Ismajli, tha për KALLXO.com se policia është vënë në ndjekje të shoferit të dyshuar por ende nuk ka arritur ta kapë.

“Vetura në shpejtësi të madhe e ka goditë këmbësorin dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Jemi në kërkim të të dyshuarit” ka thënë Ismajli.

Ai ka konfirmuar raportin se mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

10 Shkurt 2016 - 19:57

10/02/2016 - 19:57
NDËRVEPRIMI0

Këmbësori Vdes Pas Shtypjes nga Vetura

by Qazim Hasanaj
NA NDIQNI

Send this to a friend