Ramiz Kelmendi - Foto: Atdhe Mulla

Kelmendi: Gazi Ka Ndikuar Pak, Por Jam Mirë

Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, është deklaruar pas seancës për Demarkacionin, në të cilën u hodh dy herë gaz lotsjellës për ta penguar ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Në një konferencë për media, Kelmendi tha se gazi ka ndikuar pak, por se është mirë.

“Është një vendim shumë i vështirë për mua por duke e pasë parasysh që ka pasë njerëz që kanë luftu për Kosovën besoj se do të përballoj edhe këtë”, theksoi Ramiz Kelmendi.

Më herët, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se si rezultat i gazit lotsjellës të hedhur nga deputetët e Vetëvendosjes, dy deputetë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Ju e keni parë hedhje të gazit lotsjellës, kemi deputetë që kanë gjendje shumë të keqe nga këto atake. Nuk është mirë, mos u cenoni jetën kolegëve tuaj”, tha tutje Veseli.