Foto: Rtv21

KEDS-i Sqaron Ndërprerjen e Rrymës në Gurrakoc

KEDS-i ka thënë se ndërprerja e energjisë elektrike ka zgjatur vetëm 7 minuta në Gurrakoc të Istogut. Ndalesa e energjisë elektrike, sipas KEDS-it është bërë pas miratimit të KQZ-së.

“KEDS njofton se ndalesa e apostrofuar në media në fshatin Gurrakoc të Istogut ka zgjatur vetëm 7 minuta. Kjo ndalesë emergjente është bërë pas konsultimeve dhe miratimit nga KQZ në atë pikë votimi. Ndalesa saktësisht është bërë në ora 16:02 dhe ka zgjatur deri në ora 16:09. Kjo është bërë për të evituar situatën emergjente të paraqitur aty dhe shihet që ekipet e KEDS-it kanë qenë jashtëzakonisht ekspeditive”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Viktor Buzhala, zëdhënës I KEDS-it.

Thotë se kjo ndalje e rrymës nga ka ndikuar në procesin zgjedhor.

“KEDS ka bërë përgatitje maksimale që të ofrojë energji elektrike në mënyrë stabile dhe ka ekipet të mobilizuara dhe të gatshme të intervenojnë në secilën qendër të votimit”, thuhet në komunikatën e KEDS-it.