Foto-ilustrim

KEDS-i Rregullon Rrymën në Qendrën e Votimit

Ekipet kujdestare të KEDS-it rregulluan rrymën në Shkollën “Dëshmorët e Hereqit”, ku është e vendosur një qendër votimi, pasi KALLXO.com raportoi se aty nuk ka rrymë.

“Ju bëjmë me dije se rryma në këtë shkollë tash është rregullu nga ekipet kujdestare të KEDS-it”, treguan për KALLXO.com zyrtarë të Distriktit të KEDS-it në Gjakovë.

KALLXO.com më herët pas interesimit në këtë distrikt në lidhje me mungesën e rrymës në shkollën e Hereqit, mori përgjigjen se defekti ishte në objektin e shkollës.