KDI: Kuvendi Joefektiv Gjatë Vitit 2015

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) vlerësoi sot se krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe Demarkacioni me Malin e Zi ishin burimi kryesor i përplasjeve në Kuvend  gjatë pjesës së dytë të vitit.

“Dialogu me Serbinë dhe Demerkacioni me Malin e Zi, pati për pasojë bllokimin e jetës parlamentare përgjatë gjithë sesionin vjeshtor”, tha Krasniqi.

Në tre mujorin e parë të këtij viti, sipas raportit të këtij instituti, Kuvendi është shoqëruar me dinamikë të ulët të punës, me vetëm një projektligj të miratuar, atë për buxhetin e shtetit.

Gjatë këtij sesioni, kujtoi Krasniqi, Qeveria nuk kishte sjellur agjendën legjistlative në Kuvend.

Gjatë sesionit të vjeshtës deputetët opozitarë kanë penguar të gjitha seancat plenare me përdorimin e gazit lotësjellës në ambientet e brendshme të Kuvendit.

“Mungesa e transparencës së qeverisë ndaj Kuvendit në lidhje me dialogun me Serbinë dhe marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi pati për pasojë bllokimin e jetës parlamentare përgjatë gjithë sesionit vjeshtor”, tha Krasniqi.

Sipas tij, kjo periudhë ka qenë ndër më të rëndat e parlamentizmit në Kosovë.

Krasniqi shtoi se Kuvendi gjatë vitit 2015 nga 138 prolektligje ka miratuar 47 prej tyre, dhe se 13 janë sjellë për plotësim nga Qeveria.

Në këtë vit Kuvendi ka mbajtur 30 seanca plenare, 4 seanca solemne, 5 të jashtëzakonshme dhe 5 seanca të veçanta.