KD i PDK-së ia Bart Vendimmarrjen Kryesisë

Pas një ore diskutimi në mbledhjen e KD të PDK-së, Zëvendës Kryetari i partisë, Enver Hoxhaj, doli para gazetarëve për të thënë se një mbledhje e kryesisë së kësaj partie pritet të mbahet tani.

“KD i PDK ka pasur një mbledhje të gjatë, ka pasur pikëpamje të trajtuara në detaje dhe pas shumë detajeve që kanë qenë të prezantuara aty nga përfaqësues në të gjitha niveleve është marrë vendimi që KD i PDK ta bartë vendimin te kryesia dhe Grupi Parlamentar”, tha Hoxhaj.

“Tash do të ketë një mbledhje të Grupit Parlamentar dhe kryesisë dhe këto si organe më të larta të partisë do ta marrin vendimin përfundimtar”, shtoi ai.

“Atmosfera në PDK është shumë pozitive sepse PDK është parti e shpresës dhe besimit”, tha Hoxhaj duke mos qartësuar nëse Këshilli Drejtues ka pasur një rekomandim për kryesinë.