Ilustrim, Foto: REL/EPA

Katër të Vrarë nga Sulmi me Bombë në Pakistan

Një bombë ka shpërthyer afër një stacioni policor duke lënë të vdekur tre zyrtarë policorë derisa 20 të tjerë janë plagosur në lindje të qytetit Lahore, ka njoftuar policia pakistaneze.

Zëvendësshefi i policisë në Lahore, Haider Ashraf, ka thënë se një hetim fillestar sugjeron se bomba është vendosur afër stacionit policor dhe një vendi religjioz.

Ashraf ka thënë se disa nga të plagosurit janë policë ndërsa tre prej tyre janë në gjendje kritike.

Talibanët e Pakistanit kanë marrë përgjegjësinë duke thënë se ka qenë sulm vetëvrasës.

Lahore dhe vendet e tjera kanë qenë cak i sulmeve të ndryshme duke përfshirë ato vetëvrasëse në vitet e fundit. (REL)