Dy automjetet e aksidentuara - Foto: KALLXO.com

Katër të Lënduar Rëndë në Aksidentin e Trafikut

Në këtë aksident sipas fotografive të dërguara në KALLXO.com nga një qytetar janë të përfshira dy automjete, të cilat shihet se janë të dëmtuara rëndë.

Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe komandanti i Trafikut Regjional të Prishtinës, Milaim Fejzullahu.

Sipas togerit Fejzullahu në aksident janë lënduar shoferët e automjeteve dhe dy pasagjerë. “Dyshohet për lëndime serioze”, tha ai për KALLXO.com.

Po ashtu, Fejzullahu theksoi se dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të kyqjes jo të sigurt të njërit prej automjeteve në rrugën kryesore që nga Prishtina çon drejt pikës kufitare në Mutivodë, saktësisht në udhëkryqin që çon në fshatin Grashticë.