Foto: Ilustrim

Katër të Lënduar nga Zjarri në një Punëtori

Katër anëtarë të një familjeje janë lënduar nga zjarri që shpërtheu në një punëtori për prodhimin e dritareve plastike në Podujevë.

Për zjarrin raporton policia në raportin e saj 24 orësh.

“Si pasojë e zjarrit nga tymi lëndime të lehta kanë pësuar katër anëtarë të familjes, pasi që kati i dytë shfrytëzohet për banim dhe të njëjtit pas tretmanit mjekësor janë liruar”, thuhet në raportin policor.

Policia njofton se zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, ndërsa për të është njoftuar edhe prokurori.