Aksident në Fushë Kosovë. Fotografi e dërguar nga një qytetar në KALLXO.com

Katër të lënduar në aksident në Fushë Kosovë

Një aksident trafiku ka ndodhur në Fushë Kosovë, në rrugën e Pejës, në të cilin raportohet se kanë mbetur të lënduar katër persona.

Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com fotografi të bëra menjëherë pas këtij aksidenti në të cilat shihen veturat e përfshira në aksident dhe mbërritja e ekipit të emergjencës në vend të ngjarjes.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, konfirmoi aksidentin.

“Para pak minutash ka ndodhur një aksident në Fushë Kosovë. Në aksident janë të përfshirë dy vetura dhe kanë mbetur të lënduar katër persona”, tha për KALLXO.com zëdhënësi Krasniqi.

Aksident në Fushë Kosovë. Fotografi e dërguar nga një qytetar në KALLXO.com
Aksident në Fushë Kosovë. Fotografi e dërguar nga një qytetar në KALLXO.com