Vendi ku ndodhi plagosja e katërfishtë në Pejë. Foto: Kallxo.com

Katër të Arrestuar për Plagosjet në Pejë

Nga burime të sigurta KALLXO.com merr vesh se për rastin e plagosjes që ka ndodhur sot pasdite në Pejë Policia ka arrestuar katër persona.

Po ashtu, KALLXO.com merr vesh se tri armë janë konfiskuar nga Policia lidhur me rastin e sotëm.

Katër persona janë plagosur sot me armë zjarri në Pejë në rrethana ende të paqarta.

Dy prej të plagosurve janë fëmijë, për të cilët thuhet se ishin kalimtarë rasti.

Ndërsa dy të plagosurit e tjerë, persona të rritur, pas tretmanit që kanë marrë në Spitalin Rajonal të Pejës janë nisur për në QKUK, në Prishtinë.

http://kallxo.com/spitali-pejes-kater-te-plagosur-ne-incidentin-arme-zjarri/