Ilustrim: Kallxo.com

Katër Persona Rrihen mes Vete

Policia në raportin 24 orësh njofton se katër persona janë përfshirë në një rrahje që ndodhi në fshatin Bubavec të Malishevës.

Policia bën me dije se në fillim dy persona filluan të rrihen në me vete dhe pastaj këta që po rriheshin i sulmuan edhe dy persona tjerë.

Policia njofton se katër të përfshirët në përleshje kanë pësuar lëndime.

Dy të sulmuarit, sipas policisë pas marrjes së ndihmës mjekësore janë liruar në shtëpi.

Njërit nga të dyshuarit për rrahjen me urdhër të prokurorit i është caktuar ndalimi policor, ndërsa i dyshuari tjetër për këtë përleshje  ndodhet nën tretman mjekësor.

Policia nuk e di cili ishte motivi i përleshjes.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të rrahjeve.