Foto: Policia italiane

Katër Kosovarë të Arrestuar për Terrorizëm në Itali

Policia ka qenë duke monitoruar grupin nga Kosova për disa muaj në mes të shqetësimeve se ata po planifikonin t’i bashkoheshin militantëve të Shtetit Islamik (ISIS) në Siri, raporton BBC.

Por policia lëvizi në mëngjesin e të enjtes mes frikës për një sulm potencial pas sulmit të javës së kaluar në Londër ku mbetën të vdekur katër persona.

Policia në Venecia ka shënjestruar 12 adresa, 10 nga të cilat ishin në qendër të këtij qyteti.

Policia tha se të katër të arrestuarit kishin leje qëndrimi në Itali. Ata thanë se skuadra italiane anti-krim Digos ka qenë duke hetuar tre nga të arrestuarit rreth dyshimeve për radikalizim, raporton BBC.

Dy nga ata të tre kanë qenë duke punuar si kamarierë, thuhet në një raport.

Raportohet se policia italiane ka përgjuar komunikimet referuar sulmit të 22 marsit në Westminster të Londrës, kur Khalid Massoud sulmoi këmbësorët me veturë dhe theri me thikë një polic jashtë parlamentit.

Policia vendosi të lëvizë pasi kishte shqetësime se celula e dyshuar po planifikonte sulm të ngjashëm në Venecia, duke shënjestruar vende shumë të frekuentuara nga turistët si ura Rialto mbi kanalin e madh të qytetit, raportojnë mediat italiane.

Ministrja e mbrojtjes, Roberta Pinotti, lavdëroi autoritetet për operacionin dhe tha se kjo tregon përkushtimin në luftën kundër terrorizmit.