Katër Komisione Parlamentare Mblidhen Sot

Gjatë ditës së sotme do të mblidhen katër komisione parlamentare për të mbajtur mbledhjet e tyre të rregullta.

Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi takohet me Koalicionin e OJQ-së për Integritet dhe Transparencë në Universitet. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

Mbahet mbledhje e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të inicohet procedura për Auditimin e raporteve financiare të Subjekteve Politike, për vitin 2017, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  sallën N 303, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të shqyrtohet raporti për gjendjen e mjedisit, i ftuar kryeshefi i Agjencisë për mbrojtjen e mjedisit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:30)

Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, me raport amandamente të Komisionit funksional për Buxhet dhe Financa. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 12:00)