Katër Dëshmitarë në Gjykimin për Sulmin në Kuvend

Katër dëshmitarë do të dëshmojnë sot në gjykimin ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të akuzuar për sulmin në Kuvendin e Kosovës.

Të gjithë të akuzuarit, në mesin e të cilëve edhe një deputet i Kuvendit të Kosovës i votuar në zgjedhjet e 11 qershorit, Frashër Krasniqi, refuzuan të ngriten në këmbë gjatë leximit të aktakuzës.

Të akuzuarit tjerë janë Adea Batusha, Atdhe Arifi, Egzon Haliti.

Ata dyshohen për sulmin me mjet shpërthyes kundër Kuvendit të Kosovës që ka ndodhur në mbrëmjen e 4 gushtit të vitit të kaluar.

Lidhur me sulmin në Kuvendin e Kosovës, përpos të akuzuarve të tanishëm, të akuzuar ishin edhe Petrit Ademi, ndaj të cilit pushuan hetimet, si dhe Astrit Dehari, i cili vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

KALLXO në vazhdimësi e ka përcjellë këtë rast në gjykatë. Dosjen e rastit mund ta lexoni në këtë link.