Foto: Ilustrim

Kapet në Flagrancë Duke Vjedhur Kabllo të Rrymës

Një person është arrestuar nga policia në Vushtrri pasi është zënë në flagrancë duke vjedhur kabllo te rrymës.

Sipas raportit të policisë dje në Rrugën “Xhevat Jusufi” në Vushtrri,  një person është arrestuar pasi është zënë në flagrancë duke vjedhur kabllo të rrymës.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor.