Zyrtarë të Policisë në një aksion - Foto: Policia e Shtetit (foto arkiv)

Kapet me Kokainë, Arrestohet 30 Vjeçi

Një 30-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Beratit, pasi është kapur me një sasi droge.

Sipas burimeve të policisë, i dyshuari me inicialet M. K, 30 vjeç është arrestuar pasi që pas kontrollit i është gjetur një sasi e vogël kokaine.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.