Foto-ilustrim

Kapet i Dyshuari për Vjedhje në Ditën e Flamurit

Është arrestuar një person që dyshohet se vodhi në dyqanin “Ibra Trade” të Prizrenit më 28 nëntor të vitit të kaluar.

Lajmin për arrestimin e bëri të ditur policia në Prizren me anë të një komunikate.

“Hetuesit thonë se me datën 28 nëntor të vitit të kaluar, i dyshuari kishte depërtuar me forcë në Marketin ‘Ibra Trade’ në Rrugën ‘Shotë Galica’ dhe nga aty kishte vjedhur cigare të llojeve të ndryshme; dy telefona celularë dhe gjësende tjera ushqimore”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia dyshon se i arrestuari ka kryer edhe një vjedhje tjetër.

“Po ashtu është zbuluar edhe vjedhja që kishte ndodhur me datën 11 shkurt 2017 në furrën ‘Zyberi’  që ndodhet në Rrugën ‘Reshat Karjagdiu’ me  ç’ rast ishin vjedhur para të gatshme”, sqaron komunikata.

Të arrestuarit i është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com shkroi edhe për arrestime tjera që lidhen me vjedhjet në Prizren.

http://kallxo.com/u-konfiskohen-8-mije-euro-te-dyshuarve-per-vjedhje/

http://kallxo.com/arrestohet-grabitesi-i-dyshuar-qe-terrorizoi-nje-grua/