Policia e Shqipërisë - Foto: Facebook

Kapen të Dyshuarit për Vjedhje të Kamionëve në Tiranë

Policia shqiptare ka finalizuar operacionin e koduar “Kamionçina”, gjatë të cilit është goditur grupi i dyshuar për vjedhje të automjeteve.

Si rezultat i një pune policore disamujore Policia e Tiranës zbuloi dhe dokumentoi me prova ligjore veprimtarinë e grupit kriminal që vidhnin automjete dhe më pas i çmontonin për pjesë këmbimi.

Mjetet vidheshin në Tiranë dhe më pas dërgonin në një servis në fshatin Blliçe të Peshkopisë.

Në bashkëpunim me Policinë e Dibrës u arrestuan 4 persona: F.D., M.D., E.D. të tre nga Blliçe dhe H.E. banues në Tiranë.

Po ashtu është shpallur në kërkim shtetasi L.Gj.

Siç njofton Policia e Shtetit, në servisin e shtetasit F.D. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 mjete dhe pjesë të disa makinave të tjera, të cilat dyshohet se janë vjedhur nga të arrestuarit.