Qendra Korrektuese në Lipjan - Foto: KALLXO.com

Kapen të Arratisurit nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Policia ka kapur dje dy të dyshuar të cilët ishin arratisur nga Qendra Korrektuese për të mitur në Lipjan.

Për këtë arratisje Policia ishte informuar rreth orës 10:30 dhe rreth orës 12:50 dy të arratisurit, të gjinisë mashkullore, janë kapur dhe janë kthyer në Qendrën Korrektuese.

Këtë rast, Policia po e trajton si arratisje e personave të privuar nga liria.

KALLXO.com realizoi një reportazh me të burgosurat e kësaj Qendre Korrektuese, disa prej të cilave prisnin se presidenti i vendit, Hashim Thaçi do t’i falte me rastin e Ditës së Pavarësisë – 17 Shkurtit.

http://kallxo.com/te-burgosurat-ne-lipjan-shpresojne-lirine-ne-diten-e-pavaresise/