Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Kapen nga policia duke kaluar ilegalisht kufirin

Dy persona janë ndaluar dje nga policia  në Han të Elezit duke tentuar të kalojnë kufirin në mënyrë ilegale.

Në raportin ditor të policisë thuhet se një i dyshuar shqiptar dhe një tjetër shtetas i Maqedonisë  janë hasur duke kaluar kufirin në mënyrë ilegale.

Gjatë kontrollit të policisë tek të njejtit janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta.

Me vendimin e prokurorit rasti po vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt