Foto: Ilustrim

Kapen me Drogë

Policia e Kosovës njofton se në një aksion të zhvilluar dje rreth orës 17:30 në Qendrën Sportive në Prizren ka ndaluar dy persona, te të cilët, gjatë kontrollit, janë gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe dy cigare me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë 1.62 gram.

Sipas raportit policor, me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndërsa, sot, pak pas mesnatës, në rr. Nora Kelmendi, po ashtu në Prizren, gjatë kontrollimit të një të dyshuari është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë 17.90 gramë.

Me urdhër të prokurorit edhe ky rast shkon në procedurë të rregullt.