Kapen barna të fshehura në pajisjet për mobilje (FOTO)

Barna me vlerë afër 10 mijë euro janë kapur nga Dogana e Kosovës derisa po tentohej të kontrabandoheshin me aksesorë për mobilje.

Oficerët doganor gjatë kontrollit të dërgesave në import më saktësisht të mallrave të importuara nga Turqia kanë hasur në sasi të konsiderueshme të barnave (medikamente).

“Gjatë kontrollit detal të një dërgese të deklaruar si material apo aksesor për mobilje janë hasur paketime të përziera ku të fshehura brenda pakove me këmbe të plastikës për mobilje janë gjetur sasi e konsiderueshme e barnave”, thuhet në njoftimin e Doganës.