Arkiv- Drogë e sekuestruar

Kapen 349 Kilogramë Drogë nga Policia Shqiptare

Policia e Shtetit ka goditur sot një grup që prodhonte dhe shiste lëndë narkotike.

Në Mallakastër, Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë 5 shtetasit: G.A., L.J., F.J., O.J., dhe I.J.

Arrestimi u bë pas informacioneve operative se në banesën e shtetasit G.A. ishte në proces përpunimi një sasi lënde narkotike kanabis.

Në banesën në fshatin Çorush është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 349 kg lëndë narkotike, një pjesë në proces përpunimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton Policia e Shtetit.