Kanoset Roja në QKUK

Policia në raportin e përditshëm njofton se ka arrestuar një person nën dyshimin për kanosjen e një pjesëtari të sigurimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas policisë, të dyshuarit për kanosje i është konfiskuar edhe një thikë.

Policia tregon se me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të ngjashme.