Foto-ilustrim

Kanos me Thikë Nënën dhe Gruan

Personi me inicialet B. Q., 38 vjeç që banon në Fiershegan të Lushnjës është arrestuar në flagrancë teksa me thikë po kanoste nënën dhe gruan e tij.

I arrestuari, sipas policisë shqiptare, kanosjen e kishte bërë në banesën ku jeton dhe në prani të një fëmije.

Materialet nga ky rast policia ia dërgoi gjykatës në Lushnje, ndërsa i arrestuari po dyshohet për dhunë në familje dhe prodhim, mbajtje, blerje apo shitje të armëve të ftohta.

KALLXO.com shkroi edhe për raste tjera të dhunës në familje.