Foto: Ilustrim

Kanos me Thikë ish-Bashkëshorten

Policia ka arrestuar një prizrenas pasi që ka kanosur me thikë ish-bashkëshorten e tij.

Ngjarja, e cila po trajtohet si kanosje, ka ndodhur në Prizren dje rreth orës 9:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti ka kanosur me një mjet të mprehtë- thikë viktimën femër K/Shqiptare (ish-bashkëshorten e tij)”, thuhet në raportin e Policisë.

Nga i dyshuari në cilësi të provës materiale është konfiskuar thika, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.