Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Kanos me Sëpatë Gruan dhe Babanë e Saj

Policia në Prizren arrestoi një person pasi dyshohet se ai kanosi gruan dhe babanë e saj.

Lajmi për këtë kanosje bëhet i ditur në raportin policor të përditshëm, ndërsa ngjarja sipas poicisë ka ndodhur në Rrugën “Ukë Bytyqi” të Prizrenit.

“Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje ka kanosur me një mjet të prehtë bashkëshorten e tij dhe babain e  saj.  Në vend-ngjarje është gjetur dhe konfiskuar një sëpatë që dyshohet të jetë përdorur në rast”, thuhet në raportin e policisë.

Policia njofton se me vendim të prokurorit, të arrestuarit i është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com edhe më herët ka shkruar për përdorim sëpatash për kërcënime e përleshje. Shkrimet e tilla mund t’i lexoni këtu.