Kandidati i LDK-së: Votojeni të Preferuarin Tuaj

Në deklaratën e tij pas votimit, kandidati i LDK-së Bedri Nika foli fjalët ë mira për qytetarët e Drenasit.

“Faleminderit për qytetarët e Drenasit që kanë tregu ni përkushtim për këtë parafushatë dhe fushatë,” tha Nika.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të kësaj komune që të dalin për ta zgjedhur të preferuarin e tyre.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Drenasit që të dalin në votime dhe të zgjedhin të preferuarin e tyre,” tha Nika.

Më herët votën e tij e dha edhe kandidati i Nismës Isa Xhemajlaj.

http://kallxo.com/kandidati-nismes-pres-votim-pa-presion/

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Drenasit janë thirrur për shkak se ish kryetarit të komunës, Nexhat Demaku, muajin e kaluar Gjykata e Apelit ia vërtetoi një dënim në një akuzë për krime të luftës.

Të drejtë vote për të votuar për kryetar kanë 53 mijë votues të Drenasit, ndërsa këto zgjedhje po vëzhgohen nga 853 vëzhgues.

http://kallxo.com/hapen-kutite-e-votimit-ne-drenas/