Kandidati i ‘Fjalës’ Sjell Bukë për ‘Argatët’ e tij

Vehbi Berisha, kandidati nga Partia “Fjala” për kryetar të Drenasit  është kujdesur personalisht për t’i furnizuar me bukë vëzhguesit e kësaj partie nëpër qendra të votimit.

Ai është filmuar derisa me veturën e tij të tipit “Mercedes” i ka furnizuar me bukë “argatët” e tij në qendrën e votimit në Polluzhë (0318e).

Në këtë qendër kanë të drejtë vote 1030 votues, ndërsa janë të hapura 2 vendvotime.