Testi kualifikues i kandidatëve për prokurorë | Foto: KPK

Kandidatët për Prokurorë Hyjnë në Test

Kandidatët për prokurorë kanë hyrë sot në testin kualifikues të organizuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Testit sipas një njoftimi të KPK-së iu nënshtruan 127 kandidatë, 6 nga të cilët të komuniteteve pakicë.

Kandidatët që hynë në test konkurrojnë në procesin e rekrutimit të 18 prokurorëve të shtetit.

Sipas njoftimit të Këshillit Prokurorial, testin kualifikues e kanë mbikëqyrur Kryesuesi i këtij institucioni Blerim Isufaj si dhe anëtari i Komisionit për Rekrutim prokurori Lulzim Sulejmani.

Isufaj duke u uruar suksese kandidatëve që hynë në provim, tha se KPK-ja ka ndërmarrë të gjitha veprimet që procesi i rekrutimit të prokurorëve të zhvillohet në mënyrë profesionale.

Në dhjetor të vitit të kaluar Presidenti Thaçi emëroi 25 prokurorë të rinj.

http://kallxo.com/emerohen-25-prokurore-te-rinj-te-shtetit/