Foto-ilustrim

Kamioni Godet për Vdekje Këmbësorin në Prishtinë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në rr. “Bajram Bahtiri”, në Prishtinë.

Sipas Policisë, një kamion transportues i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse një këmbësori.

“Viktima është rreth 60-vjeçar”, konfirmoi për KALLXO.com komandanti i Policisë së Trafikut për rajonin e Prishtinës, Milaim Fejzullahu.

Policia dhe prokuroria janë në vendin e ngjarjes.