Betimi në Kuvend nga ish Qeveria Haradinaj | Foto: Atdhe Mulla

Kalon në Kuvend Qeveria Haradinaj

Qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj kaloi në Kuvend me 61 vota.

Zafir Berisha abstenoi, ndërsa deputetët e Vetëvendosjes dhe LDK-së u larguan nga salla e Kuvendit para se të votohej.

Pastaj ministrat dhe kryeministri i ri dhanë betimin.

Më parë, seanca ishte ndërprerë për 15 minuta, pasi Vetëvendosja propozoi mocion osbesimi.

Ndërprerja që zgjati më shumë se dy orë, ndërsa seanca vazhdoi pas kthimit të deputetëve të Listës Serbe nga Beogradi.