Kallxuesi Ramadan Ramaj Merr Mirënjohje nga Asamblistët

Mësimdhënësit Ramadan Ramaj që në Emisionin “Jeta në Kosovë” të së enjtes tregoi për falsifikim notash të 12 nxënësve në një shkollë të Drenasit nga kolegu i tij Fehmi Ramaj, i është dhënë sot një mirënjohje për guximin e treguar.

Mirënjohjen për guximin qytetar Ramadan Ramajt ia kanë dhënë asamblistët e Drenasit Xhavit Drenori, Vehbi Berisha e Sokol Bylykbashi.

Lajmin për këtë nderim të Ramadan Ramajt e bëri të ditur në faqen e tij të Facebook-ut, Xhavit Drenori.

Drenori ishte kandidat i pavarur për kryetar të Drenasit në zgjedhjet e jashtëzakonshme të zhvilluara më 4 dhjetor të vitit të kaluar, por këtë garë e fiton Ramiz Lladrovci pas balotazhit me Isa Xhemajlajn më 18 dhjetor,

drenori

Në postimin e tij në Facebook, Drenori bëri të ditur se për falsifikimin e notave u diskutua edhe në Kuvendin Komunal të Drenasit.

“Sot kjo çështje [falsifikimi i notave] u debatu gjerë e gjatë edhe ne mbledhjen e kuvendit komunal.Lajmin e mirë në mbledhje e dha sot kryetari Lladrovci, i cili e paralajmëroi lirimin së shpejti nga detyra e drejtorit të DKA-së, z. Sadik Tahiraj,” shkroi Drenori.

Emisioni “Jeta në Kosovë” zbuloi se Ramadan Ramaj dy vjet rresht shkoi nga institucioni në institucion për të njoftuar për falsifikimin e notave në Shkollën “Shote Galica” të Tërdecit të Drenasit, por si përgjije mori vetëm heshjtjen.

http://kallxo.com/mesuesi-qe-mbron-arsimin-nga-falsifikimet/

Sot, pas emisionit “Jeta në Kosovë”, reagoi edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës e Kulturës (SBASHK) që kërkoi nga prokuroria hetimin e falsifikimit të notave.

http://kallxo.com/sbashk-denon-falsifikimin-e-notave-ne-drenas/

Emisionin e plotë për falsifikim notash në Drenas mund ta ndiqni këtu.

Heshtja e Falsifikimit të Notave