KALLXO.com Vëren Parregullsi në Zgjedhjet në Drenas

Mbi 20 monitorues janë të angazhuar në monitorimin e dhjetë qendrave të votimit. Deri në orën 15:00 monitoruesit kanë vërejtur disa parregullsi në mbarëvajtjen e procesit të votimit.

Parregullsi janë vërejtur kryesisht në votimet me asistencë dhe problemet me fotografimin e votës të cilat në disa  kanë ngjallur reagime në qendrat e votuesve.

Në qendrën e votimit në fshatin Polluzhë janë vërejtur probleme gjatë votimit me kusht ku të dhënat  e personave që kanë asistuar nuk janë shënuar në procesverbal. Tek pas pyetjeve të monitoruesve të dhënat janë shënuar në procesverbal.

Në po të njëjtën qendër, monitoruesi ka filmuar kryesuesin e qendrës së votimit tek asiston një qytetar gjatë votimit, veprim ky i ndaluar me ligj.

Në qendrën e votimit në fshatin Gllanasellë, monitoruesit kanë vërejtur se një person u ka asistuar dy apo më shumë personave, veprim i cili gjithashtu është në kundërshtim me ligjin. Votim me asistencë  gjatë procesit është vërejtur edhe në  qendrën e votimit në Llapushnik.

Mosidentifikimi i personave që asistojnë është vërejtur edhe në disa qendra të tjera.

Gjatë monitorimit është vërejtur edhe prezencë e zyrtarëve policorë brenda qendrave të votimit. Kryesuesit e këtyre qendrave kanë ndërmarrë veprime për largimin e tyre nga qendrat vetëm pas raportimit nga KALLXO.com.

Ndër problem të tjera të mbarëvajtjes së zgjedhjeve janë edhe mungesa e paarsyetuar e komisionevëve në disa prej qendrave të votimit.

Në nisje të procesit  në fshatin Gllanasellë nuk ka pasur energji elektrike e cila është kompenzuar me një gjenerator.

KALLXO.com do ta monitorojë procesin zgjedhor në Drenas deri në numërimin e fletëvotimeve.

Pas verifikimit të keqpërdorimeve eventuale në këtë proces, KALLXO.com do t’i adresojë të gjeturat e veta në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe Prokurorinë e Shtetit brenda afatit ligjor.

Më poshtë gjeni të bashkangjitura video materialet e publikuara deri më tani.

Hapen Kutitë e Votimit në Drenas

Votimi me Gjenerator në Gllanasellë

Mungesë e Komisionarit të AKR-së në Gllanasellë

Në Tërstenik Mungojnë rreth 900 Fletëvotime

Polici Pa Autorizim Brenda Qendrës së Votimit në Polluzhë

Evidentohet Fotografim Vote në Polluzhë

Votim me Asistencë në Polluzhë

Në Komoran Mungojnë Dy Komisionerë

Votat nga Burgu

Mbyllet Vendvotimi në Abri të Epërme

Rihapet Vendvotimi në Abri të Epërme

Kandidati i ‘Fjalës’ Sjell Bukë për ‘Argatët’ e tij

Votim me Asistencë në Gllanasellë

Kryesuesi i Vendvotimit Asiston Kundërligjshëm Votuesin

Shoqërohet në Polici një Vëzhgues në Gradicë

Flet Kryesuesi i Vendvotimit i Ndaluar nga Policia

Në Arllat Tenton të Votojë i Mituri

Burri Nuk i Beson Votës së Gruas, ia Kontrollon Votën