KALLXO 360: Rruga e Rrymës, nga Minierat Te Priza

Historia e gjigandit të energjisë nisë në vitet e 50-ta. Atëbotë, Kosova nisi ndërtimin e kapaciteteve të para të prodhimit të energjisë elektrike nga thëngjilli.

Pesë blloqe të Kosova A dhe dy termocentrale të Kosova B u ndërtuan në afërsi të Obiliqi. Afër tyre shtrihen kilometra të tërë me thëngjill djegia e të cilit shndërrohet në energji elektrike.

Procesi i prodhimit nisë nga miniera e Sibovcit disa kilometra larg termoelektranave. Në këtë minierë ekskavatorë të tipit SRS 1300 të cilët njihen si ekskavatorët më të mëdhenj në botë gërryejnë shtresat e thëngjillit në mihjen sipërfaqësore.

Brenda një ore punë një ekskavatorë i tillë arrin të nxjerrë qindra tonë thëngjill të cilat me shirita transportues barten deri në termoelektranë.

Në një vit punë KEK shpenzon afërsisht 5 milionë tonë thëngjill dhe nxjerrja e thëngjillit lë një hapësirë të madhe në minierën e cila është shfrytëzuar për vite të tëra.

Nëse shihni drejt dhe lart mund të vëreni hapësirën gjigande e një ish minierës së Mirashit që është gërryer për dhjetëra vite për nxjerrjen e qymyrit ndërkaq tani po rehabilitohet për tu rikthyer në tokë të frytshme.

Në minierë makineritë kanë punë të ndryshme disa rehabilitojnë e të tjerat kanë obligim hapjen e rrugëve për lëvizjen e makinerisë gjigande.

“Jemi mbrapa ekskavatorit rotorik i cili është mekanizmi kryesor me të cilin operojmë, është mekanizmi i cili bën gërmimin e masave të djerrinës dhe më të njëjtën teknologji gërmohen edhe masat e qymyrit. Aktualisht numri i punëtorëve në divizionin e qymyrit është 3 mijë, punohet 24 orë në ditë, 7 ditë në javë”, tha Tërnava.

Përderisa makineria me  dhëmbët e saj vazhdon gërmimin e kodrës në pjesën e poshtme shihet tek kalon shiriti transportues që bart material drejt termoelektranës.

Sipas inxhinierëve gjatësia e në tërësi e shiritave transportues dhjetëra kilometra duke llogaritur transportuesit e qymyrit dhe djerrinave.

Nga miniera me pluhur dhe lagështi qymyri arrin në depot e termocentralit. Këto në një proces që njihet si tharja e qymyrit materiali përimtohet  në disa faza  për tu derdhur më pas në bunkerë ku është gati për djegie.

Në ndërtesën disa katëshe janë të radhitura makineritë që njëra pas tjetrës e arrijnë produktin final, energjinë elektrike.

Për të nisur punën në kazanin disa tonësh duhet hedhur naftë dhe mazut për të garantuar rritjen e temperaturës e cila garanton më pas që qymyri digjet pothuajse në ajër.

Kjo është edhe arsyeja pse në raste të caktuara banorët e Obiliqit shohin të dalë tym i dendur nga tymtarët

“Prej furnizuesit e deri në mullinj përzihet me gazrat që merren nga vatrat e kaldajave dhe teret, bluhet dhe pastaj digjet fluturimthi.”

Djegia fluturimthi do të thotë që brenda kazanëve thëngjilli shkon si pluhur dhe digjet pa u shtresuar në tokë. Mbi flakët 535 gradë ndodhet kazani i mbushur me ujë, krijon një avull me presion 128 far.

Pastaj në kaldajë qarkullon uji që shndërrohet në avull [nga nxehtësia e djegies së qymyrit], me atë shtypje rrotullohen turbinat me gjeneratorin dhe prodhohet rryma elektrike”, tha Simnica.

Puna në termoelektranë vazhdon për 24 orë për shtatë ditë në javë ndërprerja dhe vënia në punë e një makinerie të tillë kërkon angazhim të madh për punëtorët andaj të gjithë kujdesen që vetëm në rastet e veçanta puna të ndërpritet.