KALLXO 360: Presion me Piktura për Lirimin e Haradinajt

“#MeRamushin” është sllogani nën të cilin është hapur sot ekspozita e 40 artistëve në Bibliotekën Kombëtare. Artistët me veprat e tyre janë solidarizuar me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili po mbahet Francë në mbrojtje në liri pasi u arrestua dy javë më parë në bazë të një fletarresti serb të vitit 2004.

Jahja Lluka, përfaqësuesi i Aleancës për ardhmërinë e Kosovës (AAK) tha se kjo ekspozitë është menduar si pjesë e fushatës për kthimin e Ramush Haradinajt në Kosovë.

“Ne këtë ekspozitë e kemi mendu në këtë fushatë dhe kjo është një arritje e mirë për arsye se shumica e piktorëve të Kosovës. Sot janë prezentë rreth 40 piktorë të cilët për një afat katër-pesë ditor janë paraqitur vullnetarisht për ta përkrahur Ramushin”, tha Jahja Lluka.

Ilir Muharremi, profesor dhe kritik i artit, tha se kjo ekspozitë është solidarizim i artit me politikën e cila ka mbledhur artistë nga piktura, grafika e fotografia.

“I vetmi është arti i cili vepron në shenjë të protestës ose revoltës për qëllime pozitive sepse qëllimi i artit është të futet edhe në shtet, edhe në juridik edhe në ekonomik madje edhe të japë vizionin e shtetit,” tha Ilir Muharremi.

Ai shtoi se nëse arti shkon paralel me politikën me qëllime pozitive reflekton superfuqi.

Ramush Haradinaj është arrestuar më 4 janar 2017, në shtetin e Francës në bazë të një fletëarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

http://kallxo.com/arrestohet-ne-france-ramush-haradinaj/

http://kallxo.com/arrestohet-ne-france-ramush-haradinaj/

Me 12 janar të këtij viti gjykata franceze e ka liruar me kusht Ramush Haradinaj-n. Ai nuk ka të drejtë ta lëshojë shtetin e Francës dhe është i obliguar që të paraqitet dy herë në javë tek autoritetet franceze. KALLXO.COM ka shkruar për lirimin e Ramush Haradinajt pas njoftimit të tij që e ka bërë përmes facebook-ut dhe për protestat e ndryshme që janë bërë për lirimin e tij.

http://kallxo.com/lajmerohet-ramush-haradinaj/

http://kallxo.com/neser-marsh-protestues-per-ramush-haradinajn/

http://kallxo.com/asambleja-e-decanit-kerkon-lirimin-e-ramush-haradinajt/

Redaktoi: Përparim Isufi