KALLXO 360: Nxënësit Shprehin Talentin për Mësuesit dhe Nënën

Drejtoria e Arsimit e komunës së Prishtinës në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës hapën ekspozitën për nder të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, dhe 8 Marsit, Ditës së Gruas.

Nxënësit  e te gjithë shkollave të Prishtinës të nivelit parauniversitar patën shansin t’i paraqesin punimet e tyre  në këtë ekspozitë.

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, tha se kjo ekspozitë është inkurajim për talentët e rinj që të punojnë në vetëdijesim për kulturën dhe artin.

“Synimi ynë është që ky lloj bashkëpunimi të jetë tradicional, pra të organizohet për çdo vit”, tha ajo.

Gjatë ekspozitës u pa një numër i madh i vizitorëve të cilët kishin ardhur të shohin punimet e nxënësve ndërsa u shpallën edhe tri punimet më të mira të ekspozitës.

KALLXO.com sjell atmosferën nga ekspozitë me kamerë të teknologjisë VR 360 degree video.