KALLXO 360: Liqeni i Karagaçit në Akull

Parku Karagaç gjendet në qendrën e qytetit të Pejës dhe gjatë tërë vitit ofron një vend të mirë relaksimi për njerëz të të gjitha moshave.

Në dimër, ky vend u ofron mundësi të rinjve të argëtohen mbi akullin që është krijuar brenda një liqeni të vogël që gjendet në këtë park.

Pishat e gjata në këtë park i japin një pamje të bukur këtij parku gjatë tërë vitit.