KALLXO 360: Koncerti i Studentëve të  Pianos

Nëntë studentë të pianos nga klasa e profesoreshës Valbona Petrovcit i ofruan publikut disa pika ekzekutimi si pjesë e programit të fundit të semestrit.

Studentët e të gjitha viteve të studimeve performuan pikat nga autorët Bethoven, Chopin, Liszt, Arensky, Bach e Rachmaninoff.

Sipas profesoreshës Valbona Petroci ky është koncert që organizohet çdo vit me qëllim që t’u jepet mundësi studentëve për të parë avansimin dhe paraqitjen e tyre, meqë paraqitja skenike është pjesë e profesionit të tyre tashmë.

Ndër studentët performues ishin Elza Mehmeti, Arbëresha Shehu, Emi Çerkini, Etrita Hasani, Hatixhe Kastrati, Vigjilencë Islami, Blondina Ademaj, Gent Kumnova dhe Bimi Milla i cili u paraqit me dy pika perfomimi.

Zhvillimi i mësimit në formë individuale bën që profesorët të njihen nga afër me punën, suksesin dhe vështirësitë e studentëve, andaj mbajtja e mësimit dhe e ushtrimeve në klasat e njëjta u imponon studentëve që të punojnë deri në orët e vona vetë për të pasur mundësi për t’i shfrytëzuar instrumentet.

Sipas profesoreshës Petrovci, koncerti i radhës do të mbahet në muajin prill në mënyrë që studentët të fokusohen komplet në programin të cilin e kanë të paraparë për provim.

Më poshtë mund t’i shihni linqet e performansave individuale të studentëve në piano:

Elza Mehmeti – F.Chopin Etude op.25 no.1

Arbëresha Shehu S.Prokofiev Etude op.2 no.4

Bimi Milla J.S.Bach Prelude & Fuga no.20 BWV 865

Bimi Milla S.Rachmaninoff Moments musicaux op.16 no.4

Emi Çerkini  A.Arensky Etude op.74 no.1

Etrita Hasani  A.Arensky Etude op.74 no.11

Hatixhe Kastrati F.Chopin Etude op.10 no.6

Vigjilencë Islami F.Chopin Etude op.10 no.3

Blondina Ademaj  L.V.Beethoven Sonate Pathetique op.13 no.8 Koha I

Gent Kumnova F.Liszt Liebestraum no.3