KALLXO 360: Grupi ‘Vaçe Zela’ Përmbyll ‘Etno Fest’-in

Në fshatin Kukaj të Prishtinës ka përfunduar edicioni i 6-të i festivalit “Etno Fest”.

Në kuadër të aktiviteteve për promovimin e artit dhe kulturës tradicionale, “Etno Fest”-i i sivjetmë për kryefjalë kishte kulinarinë ilirie.

Në natën e katërt dhe të fundit, të premten ka përformuar grupi “Vaçe Zela” nga Lushnja.

Përformancën e këtij grupi KALLXO.com e ka xhiruar me kamerën teknologjisë më të lartë 360 shkallë.

Në fund të programit dhe të festivalit në valle grupit nga Lushnja i është bashkuar edhe publiku.

Edhe këto momente KALLXO.com i ka xhiruar me kamerën e teknologjisë më të lartë 360 shkallë.