Gjyqtari Beqir Kalludra | Foto: KALLXO.com

Kalludra Tregon pse Pezulloi Urdhërarrestin për Kurtin

Gjyqtari Beqir Kalludra kur foli për KALLXO.com i dha arsyet e tij pse pezulloi urdhërarrestin ndaj Albin Kurtit.

“E kam pezulluar përkohësisht urdhërarrestin ndaj Albin Kurtit me qëllimin e vetëm shmangien e tensioneve në këtë periudhë të ndjeshme”, tha Kalludra.

Më 21 prill gjyqtari Beqir Kalludra lëshoi urdhërarrest ndaj Albin Kurtit, ngase Kurti nuk u paraqit në gjykatë në procesin ku bashkë me tre ish-deputetët të “Vetëvendosjes” po akuzohet për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Aktakuza lidhet me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Në të njëjtën ditë kur u lëshua urdhërarrest ndaj Kurtit, Kalludra gjobiti edhe Kadri Veselin, Naser Osmanin, Armend Zemajn, Bekim Haxhiun e Xhavit Halitin, të cilët nuk u paraqitën në gjykatë si dëshmitarë.

http://kallxo.com/urdher-arrest-per-albin-kurtin-gjobe-per-kadri-veselin/

Albin Kurti është kandidat për kryeministër i Lëvizjes “Vetëvendosje” në zgjedhjet e 11 qershorit.