Qentë endacakë në Prishtinë

Kafshohet nga Qeni Endacak në Qendër të Prishtinës

S.I qytetare nga Prishtina ka raportuar rastin e kafshimit nga qentë endacakë.

Ajo për KALLXO.com ka thënë se në mëngjesin e sotëm diku rreth orës 7:00, gjersa po shkonte në punë, në Sheshin “Zahir Pajaziti” është sulmuar nga një qen endacak, i cili më pas e ka kafshuar në këmbë duke i shkaktuar lëndime.

Për shkak të lëndimeve të pësuara nga kafshimi, ajo është dashur të marrë tretman mjeskësor për ta qepur plagën e shkaktuar nga kafshimi i qenit.

Gjendja e saj ështe jashtë rrezikut për jetë dhe pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi.

KALLXO.com ka shkruar edhe për sulme tjera të qenve endacakë.