Kadri Veseli, Kryetar i Kuvendit të Kosovës

Kadri Veseli Viziton Kroacinë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Kroaci, ku do të pritet nga autoritetet më të larta shtetërore në Zagreb.

Gjatë kësaj vizite zyrtare, Kryeparlamentari Veseli do të takojë homologun e tij kroat, Kryeparlamentarin Gordan Jandrokoviq, me të cilin do të diskutojë për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë dhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Parlamenteve të dy shteteve.

Në një takim të posaçëm, Kryeparlamentari Kadri Veseli do të pritet edhe nga kryeministri i kroat, Andrej Plenkoviq, ku do të diskutohet për zhvillimet politike dhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik e politik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë.

Gjatë qëndrimit në Zagreb, Kryeparlamentari kosovar do të marr pjesë edhe në pritjen e Ambasadës së Kosovës në Kroaci për shënimin e 10 – vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ku pritet të marrin pjesë edhe qytetarë të Kosovës që jetojnë në Kroaci, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryetarit të Kuvendit.